Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

Gjoni kryeministrit: NA NEVOJITEN MASA MË TË RREPTA, NDIHMË PËR SHTËPINË E SHËNDETIT

 

Hadixha GjoniNënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni në takimin e sotëm të kryetarëve dhe funksionarëve të lartë të komunave me kryeministrin Zdravko Krivokapiq përsëriti kërkesën për vendosjen e masave më të rrepta për këtë qytet.

“Situata epidemiologjike është mjaft komplekse. Mendimi ynë, por edhe mendimi i institucioneve vendore dhe qytetarëve, është që duhet të vendosen masat më të rrepta. Po ashtu, duhet të gjendet mënyra që institucioni lokal shëndetësor, Shtëpia e Shëndetit, të fuqizohet nga ana kadrovike, sepse për shkak të numrit të madh të të infektuarve kuadrot ekzistuese po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme që të kënaqin nevojat e qytetarëve”, tha ajo.

Të mërkurën u njoftua se në Ulqin janë edhe 41 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i personave pozitiv është 379.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top