Monday , February 24 2020
Lajmi i fundit

Gjoni: KUSHDO QË PENGON MBLEDHJEN I JEP CUNGUT PUSHTETIN ABSOLUT

428280_484166131629380_2070849839_nKryetarja e Klubit të këshilltarëve të UDSH-së Hatixhe Gjoni mendon që askush nuk ka të drejtë të jetë joefikas dhe të zvarrisë kryerjen e funksionit të qeverisjes, të cilin ja kanë besuar qytetarët.

„Ne mund të duhemi ose jo, të merremi vesh ose jo, por nëse është caktuar kolegjiumi mendoj që më në fund është koha të vendosim për njërën nga dy opsionet“, tha Gjoni për të përditshmen “Dan”.

“Ose do të ja shkurtojmë mandatin Kuvendit dhe do të shkojmë në zgjedhje, ose do të merremi vesht për mbledhjen në të cilën kemi të diskutojmë aq çështje të rëndësishme. Nëse nuk funksionojnë institucionet e qeverisjes dhe ajo çfarë e ka paraparë ligji, atëherë kryetarit të komunës i jepet pushteti absolut. Prandaj ato që pengojnë mbledhjen punojnë vetëm në favor të tij”, pohon Gjoni dhe shton që qëndrimi i UDSH-së është që të caktohet mbledhja e parlamentit lokal.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top