Tuesday , March 19 2019
Lajmi i fundit

Gjoni: MUNGESË TOTALE E SERIOZITETIT NË KUVENDIT KOMUNAL

Kryetarja e Klubit të Këshilltarëve të Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH) Hadixha Gjoni ka vlerësuar që situata në Kuvendin komunal është krejtësisht joserioze.

Duke komentuar ndërprerjen e mbledhjes të Parlamentit lokal me kërkesë të FORCËS, ajo në deklaratë për mediet e Podgoricës ka vlerësuar që ky është manovër i kryetarit të komunës Nazif Cungu me të cilin, siç tha ajo, tenton të shtyj ballafaqimin jo vetëm me këshilltarët, por dhe me qytetarët. “është e vështirë të pranohen humbjet, dështimet, mungesën e profesionalizmin dhe pamundësinë të udhëheqësh një komunë”, tha Gjoni duke shtuar që prej ardhjes së Cungut në pushtet timoni i komunës ndodhet jashtë saj, si dhe që vetëqeverisja lokale ka humbur ingerencat e veta.

Funksionarja e UDSH-së mendon që mosmarrëveshjet në koalicionin qeverisës janë të inskenuara, sidomos kur bëhet fjalë për Partinë demokratike të Fatmir Gjekes. “Cungu aty e mban gjendjen tërësisht nën kontroll, sepse PD është e pafuqishme të bëj hapin e dytë. Edhe për të parin që e nisën, janë penduar shumë – punët, përfitimet, mëditjet, një gram pushtet për ato më shumë peshojnë se principet dhe karakteri ”, tha Gjoni.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top