Wednesday , November 20 2019
Lajmi i fundit

Gjoni për daljen nga bllokada: KEMI PËRKRAHJEN E QEVERISË, PROCESI MUND TË ZGJASË

hadixha-gjoniNënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni deklaroi se në takimin e para pak kohëve me kryeministrin Dushko Markoviq u bisedua për modalitetet e daljes nga bllokada e xhiro llogarisë.

“Ne kemi disa lokacione atraktive për të cilat ekziston interesimi. Mirëpo, asgjë nuk mund të shitet, pa bërë paraprakisht rrumbullakimin ligjor të tërë procesit. E kjo mund të zgjasë, ndërsa Qeveria dhe ministritë përkatëse kanë premtuar se do të ndihmojnë”, tha ajo për “Dan”.

Ajo shtoi se Komuna e Ulqinit ka përkrahjen e madhe e Qeverisë dhe kryeministrit në përpjekjet që së bashku të dilet nga kjo situatë e vështirë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top