Gjoni: QYTETARËT NUK MUND TË JENË PENG I MOSPAGESËS SË TATIMEVE DHE KONTRIBUTEVE NË NDËRMARRJET TONA

hadixha-gjoniNënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni shprehu pritshmërinë se nuk do të iniciohet falimenti në ndërmarrjet publike “Ujësjellës dhe Kanalizimi” dhe “Veprimtaritë Komunale”, siç është paralajmëruar nga Drejtoria Tatimore.

“Kjo gjë do ti shkaktonte Komunës, të punësuarve në këto ndërmarrje dhe qytetarëve të Ulqinit pasoja të mëdha”, tha ajo për Dan.

Gjoni shtoi se nuk arsyetohet fakti që pas reprogramit të borxhit në këto ndërmarrje vazhdoi praktika e mospagesës së tatimeve dhe kontributeve, por shtoi se qytetarët nuk mund të jenë peng i politikës së tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…