Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

GJUHA SHQIPE NË ADMINISTRATËN LOKALE NË ULQIN: PËRDORET VETËM PJESËRISHT

Në të gjithë raportet e institucioneve evropiane drejtuar pushtetit në Mal të Zi rekomandohet promovimi i vetëdijes dhe tolerancës në shoqërinë tonë sa i përket gjuhëve dhe kulturës së pakicave si pjesë përbërëse të trashëgimisë së këtij vendi.

Me të drejtë, sepse hulumtimi të cilin e kanë bërë organizatat e shoqërisë civile “Horizonti i Ri” dhe Portali Ul-info tregoi se përdorimi i gjuhës shqipe në administratën lokale në Ulqin nuk është adekuat me strukturën etnike në këtë Komunë. Duhet të ishte, sepse Ulqini është qendra kulturore, ekonomike dhe politike e Shqiptarëve në Mal të Zi.PinClipart.com_paperwork-clip-art_609340

Qeverisja vendore në Ulqin dhe të punësuarit e saj duhet të respektojnë normat kushtetuese dhe ligjore, respektivisht gjuhën e shumicës së popullsisë në këtë komunë, në mënyrë që qytetarëve shqiptarë t’u mundësohet qasje e shpejtë dhe e thjeshtë në informata në gjuhën e tyre amtare.

Komuna e Ulqinit vetëm pjesërisht publikon në gjuhën shqipe, në faqen e vet të internetit, informatat me rëndësi publike. Edhe pse publikimi i tyre proaktiv është i obligueshëm, kjo vetëqeverisje lokale zbaton në mënyrë të pamjaftueshme këtë parim të rëndësishëm në punën e administratës publike.

Dokumentet dhe formularët ne gjuhen shqipe, te cilët janë pothuajse më të përdorshmit në realizimin e të drejtave të qytetareve, nuk gjenden as ne faqen e internetit të Komunës së Ulqinit e as ne sportelet e Byrosë për Qytetarë. Edhe pse këto dokumente ekzistojnë të përkthyera dhe mund te merren direkt ne zyrat e shërbimeve përkatëse, kjo është e pamjaftueshme për krijimin e një administrate te orientuar drejt qytetarëve dhe biznesit, por edhe për zbatimin e dispozitave ligjore te cilat garantojnë qasjen në informata e sidomos informimin e popullatës ne gjuhen e vet amtare.PinClipart.com_clip-art-document_2214412

Gjithashtu është e pamjaftueshme që në gjuhën shqipe të përgatitet vetëm “Udhëzuesi për Qytetarë i Buxhetit” i cili publikohet gjatë procesit të diskutimit publik. Qytetarët në çdo kohë duhet të kenë akses në dokumentin e plotë të Buxhetit të Komunës, pasi kjo ndihmon dukshëm në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë në harxhimin e parasë publike.

Mospublikimi i të gjithë vendimeve të miratuara edhe në gjuhën shqipe, e paraprakisht edhe të drafteve të tyre, ngushton pjesëmarrjen e numrit më të madh të qytetarëve në vendimmarrje dhe përfshirjen e tyre në krijimin e politikave publike të rëndësishme për komunitetin lokal.

Pra, është i nevojshëm fuqizimi i vetëdijes dhe i kapaciteteve në këtë fushë, për të cilën gjë do të flasim së shpejti më gjerësisht gjatë prezantimit të broshurës dygjuhësore “Gjuha e administratës sime”.

Publikimi i këtij teksti është pjesë e projektit „Gjuha ime – gjuhë e barabartë“ të cilin e realizon OJQ „Horizonti i Ri“ në partneritet me OJQ „UL info“. Projekti mbështetet nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Minoriteteve e Malit të Zi, në kuadër të Programit për zhvillimin dhe avancimin e të drejtave të popujve pakicë dhe bashkësive tjera etnike. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e donatorit.

Disclaimer, Projekti Ministria, Projekat Ministarstvo

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top