Saturday , September 21 2019
Lajmi i fundit

Gjukanoviq: ÇMENDURI ËSHTË QË PDS-ja TË JETË PUSHTET NË TË GJITHË KOMUNAT

Millo Gjukanoviq, Milo DjukanovicKryetari i PDS-së Millo Gjukanoviq ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka pretenduar të ketë monopolin e qeverisjes. “Të mërkurën kam biseduar me përfaqësuesit e disa partive të popujve pakicë dhe kemi nënshkruar marrëveshjen e koalicionit”, tha ai për TVCG.

Sipas fjalëve të tija, u fol edhe për problemet në një sërë vetëqeverisjesh lokale. “Dhe kam thënë: nuk mendoni ndoshta se PDS-ja dëshiron të jetë jo vetëm lojtar dominues në nivel qendror, por edhe të jetë lojtar kryesor në të gjitha prej 23 komunash!? Kjo do të ishte çmenduri! Jo, pikërisht e kundërta prej kësaj! Ne dëshirojmë të ndajmë përgjegjësinë edhe me partnerët tanë të koalicionit. Nuk ka asnjë lloj problemi ta ndajmë përgjegjësinë edhe me ato me të cilët nuk kemi marrëdhënie të afërta politike sepse mendoj që në atë mënyrë më mirë do të kristalizohet fotografia për vlerat e çdo partie, gjë që do të na ndihmojë, e sidomos do t’i ndihmojë zgjedhësve kur të përcaktohen në raport me ofertën tonë”, përfundoi lideri i PDS-së.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top