Sunday , July 21 2019
Lajmi i fundit

Gjurashkoviq: PËRKRAH KËRKESAT E PUNËTORËVE TË QENDRËS PËR KULTURË

Ljiljana-Djuraskovic1Deputetja e Frontit demokratik Lilana Gjurashkoviq ka deklaruar që ndjen keqardhje të thellë që punëtorët e Qendrës për kulturë me grevë duhet ti arrijnë të drejtat e veta të garantuara me Kushtetutë. “Sjellja ndaj punëtorëve të këtij institucion është fotografi reale e marrëdhënies së shoqërisë tonë ndaj kulturës që paraqet një varg të mirave materiale dhe shpirtërore të krijuar me gjenerata”, ka kumtuar ajo në reagimin e dorëzuar Portalit tonë.

Sipas fjalëve të saja, të punësuarit në Qendrës prej kohësh kanë treguar për kushtet e këqija të punës dhe gjendjen e vështirë materiale, por askush nuk ka reaguar. “Tani janë të detyruar në britmën e fundit – grevën e urisë”, tha Gjurashkoviq dhe shtoi që përkrah kërkesat e tyre që të ju paguhen rrogat e prapambetura.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top