Wednesday , June 28 2017
Lajmi i fundit

Gjykata e lartë për kundërvajtje: ANULOHET VENDIMI KUNDËR ALLOVIQIT, DO TË PADISË POLICINË DHE SHTETIN

Shisha BarGjykata e lartë për kundërvajtje në Podgoricë ka hedhur poshtë vendimin në bazë të të cilit hotelieri Skender Alloviq është dënuar me 1.500 euro, mëson Portali Ul-info.

Ky dënim është caktuar para një viti në Gjykatën për kundërvajtje në Ulqin në bazë të padisë së Policisë së Ulqinit, për arsye se në lokalin e Alloviqit “Shisha bar”, erdhi deri tek, siç u tha, prishja e rendit dhe qetësisë publike gjatë ndeshjes futbollistike Armeni – Shqipëri, të luajtur në tetor të vitit 2015.

Në padi po ashtu është thënë se mysafirët e lokalit kanë brohoritur fyerje në baza nacionale dhe kanë shfaqur flamurin e shtetit të Shqipërisë, si dhe që Alloviq ka “bërë lëshime për kontrollin e detyruar”.

Ky hotelier i Ulqinit asokohe ka pohuar se nuk kishte asnjë lloj incidenti dhe se policia nuk erdhi në lokalin e tij.

Alloviq shprehu kënaqësinë me vendimin dhe tha se çështja nuk do të përfundojë këtu. “Do të padisë policët të cilët dhanë deklarata të rrejshme dhe shtetin e Malit të Zi”, shtoi ai.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top