Sunday , June 7 2020
Lajmi i fundit

Gjykata ekonomike: NDËRPRITET PROCESI PËR KRIPORE, PRITET QËNDRIMI I QEVERISË

Solana UlcinjNë Gjykatën ekonomike në Podgoricë është ndërprerë procesi në kontestin i cili është iniciuar në bazë të padisë së Kripores “Bojo Sekuliq” kundër shtetit.

“Eurofondi” i cili drejton këtë kompani ka kërkuar që t’i pranohet e drejta e pronësisë ose ti paguhen 200 milion euro.

Kjo do të varet nga qëndrimi i Qeverisë se a është dhe në cilën pjesë është toka e Kripores pasuri natyrore, si dhe nga mendimi i Këshillit për privatizim i cili akoma nuk ka vendosur për kërkesën e Eurofondit që e drejta e shfrytëzimit t’i shndërrohet në të drejtë pronësie.

Përndryshe, nga qëndrimi i Qeverisë së kryeministrit Millo Gjukanoviq ndaj Kripores do të varet avancimi i mëtejshëm i Malit të Zi në procesin e integrimeve evropiane.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top