Gjykata kushtetuese: REFUZOHET ANKESA E FORCËS, MANDATI BOSHNJAKËVE

Sud, Sudija, Tuzilastvo, CekicGjykata kushtetuese e Malit të Zi refuzoi të enjten ankesën e Forcës së re demokratike, mëson Portali Ul-info.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) me 7 shkurt ia morri mandatin kësaj partie politike, i cili i takoi sipas formulës së DOntit, dhe ja ndau Partisë Boshnjake si listë pakicë.

Duke komentuar vendimin e KKSH-së nga Forca me këtë rast thane se “ky vendim paraqet presedan në praktikën zgjedhore dhe se me te ligji zgjedhor komentohet në favor të një komuniteti pakicë, në dëmë të komunitetit tjetër pakicë”.

Vendimi i Gjykatës kushtetuese në këtë rast është përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…