Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Gjykata: OT DËNOHET 5,5 MIJË EURO

MINIR-KARAMANAGA-DIREKTOR-TURISTICKE-ORGANIZACIJE-ULCINJAGjykatësja në Gjykatën themelore të Ulqinit Lirije Buzuku dënoi Organizatën turistike dhe drejtorin e këtij institucioni Minir Karamanagën me pesë mijë e gjysmë euro, sepse nuk është kryer masa e përkohshme, me të cilën katër punëtorët e larguar padrejtësisht nga puna kthehen në punë, shkruan “Dan”. OT, sipas vendimit të Gjykatës, duhet të paguajë 5000, ndërsa drejtori 500 euro. Nëse deri më 16 maj nuk i plotësojnë detyrimet sipas vendimit rrezikojnë dënime të reja të cilët mund të jenë deri në 20 mijë euro.

Gjykata, përndryshe, me 3 mars ka marrë vendim të plotfuqishëm, gjegjësisht masë të përkohshme që punëtorët Aleksandër Jacoviq, Merita Rexha, Muharem Beqoviq dhe Beqir Zati të kthehen në punë, nga e cila në korrik të vitit 2012 janë përjashtuar padrejtësisht.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top