Sunday , October 25 2020
Lajmi i fundit

Gjykata themelore: CUNGU PAGOI HYRJEN PËR KUZMANIN

2208-Ada-bojana8Në Gjykatën themelore të Ulqinit sot është mbajtur seanca kryesore dëgjimore kundër drejtorit të Ndërmarrjes hotelerike-turistike “Riviera e Ulqinit” Radomir-Mikan Zec, me padinë e Srgjan Kuzmanit. Ai Zecin e akuzoi që me 14 nëntor të vitit 2011 ja ka ndaluar hyrjen në Adë, ku në shtëpizën e tij e prisnin bashkëshortja dhe fëmijët. Ai tha që ka dëshmitar të cilët do të vërtetojnë që punonjësit e sigurimit në portë kanë thënë që nuk mund të kaloj për shkak të urdhrit eksplicit të Zecit, madje edhe nëse dëshiron të paguaj hyrjen. Theksoi që për këtë gjë ekziston shënimi zyrtarë në polici.

Zeci i hodhi poshtë thëniet e Kuzmanit duke theksuar se animoziteti në mes këtyre dy personave ekziston prej kohësh. Shton që për shkak të padisë së njëjtë, të cilën po ashtu Kuzman e ka ngritur kundër tij para disa viteve, është liruar me aktgjykim të prerë të Gjykatës themelore, të cilën më vonë e ka vërtetuar Gjykata e lartë.

Zeci në gjykimin e sotëm ka thënë që “me siguri me qëllime të mira dhe me synim të qetësimit të  tensionit, kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu sezonin e fundit dhe të parafundit ka paguar hyrjen për Kuzmanin në mënyrë që ai të hynte në Adë”.

Vazhdimi i këtij gjykim është caktuar për 11 shkurt të vitit 2014, kur do të dëgjohen dëshmitarët.

One comment

  1. Cka nuk ka me ba ma vaki ketu. Hajr ishalla… e hajr pak ka!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top