Tuesday , August 11 2020
Lajmi i fundit

Gjykata Themelore: GJERMANI DËNOHET 5.000 EURO DHE LIROHET NGA BURGU

Gjykata themelore, Osnovni SudNë Gjykatën Themelore në Ulqin të enjten u miratua marrëveshja për pranimin e fajit të cilën e kanë nënshkruar i dënuari D.R. nga Gjermania, avokati i tij Millosh Qetkoviq dhe Prokurori Shtetëror Faruk Resulbegoviq, e me të cilën D.R. u dënua me gjobën unike me vlerë 5.000 euro.

I riu nga Gjermania e pagoi këtë shumë në favor të Buxhetit të Malit të Zi dhe atij iu ndërpre burgimi, njoftoi për Portalin Ul-info Sanja Miroviq, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Ulqin.

Gjermani më herët tha se bëri shaka kur në TV Teuta tha se i dha 50 euro ryshfet policëve kufitar për të hyrë në Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top