Wednesday , October 21 2020
Lajmi i fundit

Gjykata Themelore në Ulqin: DËNOHET PËR SHKAK TË NXITJES PËR VJEDHJE

Gjykata themelore, Osnovni SudMe vendimin e gjykatëses së Gjykatës Themelore në Ulqin Sanja Miroviq, Ulqinakja O.B. shpalljet fajtore dhe u dënua me 360 orë punë në interesin publik për shkak të veprës penale vjedhje, shkruan CdM.

Siç thuhet në aktakuzë, ajo me 28 shkurt të këtij viti në orët e pasdites, në shtëpinë familjare të T.D. në Ulqin, me paramendim e nxiti fëmijën B.R. të marr pronën e huaj.

“B.R., përmes dritares së hapur të ballkonit hyri në shtëpinë e të dëmtuarit T.D. dhe nga dhoma e gjumit morri nga portofoli të gjitha paratë, duke lënë portofolin bosh në dhomë dhe pastaj iku nga shtëpia në drejtim të panjohur, gjatë së cilës kohë e fajësuara bëri rojën”, shtohet në mes tjerash në aktakuzë.

Përndryshe, O.B. u dënua disa herë për veprën e përmendur penale.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top