Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Gjykata themelore: PADITË VËLLAI VËLLANË, BABAI DJALIN, NËNA DJALIN…

Sud-Gjykata-GjyqiPër gjendjen në një shoqëri mund të krijohet një fotografi e qartë nga praktika gjyqësore. Përparimi i teknikes dhe transparencës së punës të këtij institucion në Ulqin ka mundësuar që në monitorët e ndërtesës së Gjykatës themelore ose, akoma më thjesht, me hyrje në faqen  http://sudovi.me/osul/raspored-sudjenja/ shihet kush janë ato që kërkojnë drejtësinë.

Por, kur pak më me vëmendje shikohen vetëm seancat gjyqësore që do të jenë deri në fund të këtij muaji njeriu thjesht mbetet pa fjalë. Sepse, paditë nëna djalin, babai djalin, vëllai vëllanë, kushëriri i afërt kushëririn e afërt…Në moment çdo gjë bëhet e qartë pse ne si komunitet ndodhemi në këtë situatë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top