Gjyqtarja hetuese e Gjykatës Themelore në Ulqin, Sanja Miroviq, urdhëroi paraburgimin deri në një muaj të shtetasve serbë, P.A. dhe R.D., të dy 23 vjeç.
Siç thuhet, ata kryen disa vepra penale të vjedhjeve të rënda në një sërë objektesh territorin e komunave të Ulqinit dhe Tivarit.
Shtohet se të dyshuarit gjithashtu kryen veprën penale të mosrespektimit të rregulloreve shëndetësore për ndaljen e sëmundjeve të rrezikshme infektive sepse ata kryen veprën penale të vjedhjes së rëndë në Katërkollë më 26.3. në orën 01 pas mesnatës, pas së cilës ata u ndaluan nga zyrtarët e Policisë Ulqin dhe u privuan nga liria.