Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

Gjykata Themelore: REGJIMI I VEÇANTË I PUNËS DERI MË 15 MARS

Gjykata, Gjyqi, SudZëvendës kryetarja e Gjykatës Themelore në Ulqin, mr. Sanja Miroviq, solli vendimin për regjimin e veçantë të punës në këtë institucion.

Siç thuhet, për shkak të shkallës së lartë të infektimit me koronavirus të të punësuarve në gjykatë dhe në Komunën e Ulqinit, masat e veçanta do të vlejnë në periudhën prej më 4 deri më 15 mars.

Gjatë kësaj periudhe do të shqyrtohen vetëm lëndët me natyrë urgjente – lëndët të cilët nuk durojnë shtyrje në pajtim me ligjin, siç janë lëndët e burgimit, vendosja për masat e përkohshme dhe proceset e sigurimit të provave.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top