Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Gjykata themelore: VITIN E KALUAR 22 PROPOZIME AKUZUESE PËR NDËRTIM ILEGAL

Gjykata themelore, Osnovni SudNë Gjykatën themelore në Ulqin gjatë vitit 2017 mbërritën gjithsej 22 propozime akuzuese për veprën penale të ndërtimit të objekteve pa leje ndërtimi, nga të cilët asnjë nuk u hodh poshtë.

Nga gjykata thanë për “Vijesti” se gjatë vitit 2017 ishin 19 vendime dënuese për shkak të kësaj vepre penale dhe një refuzues.

Ndërtuesit e egër në pothuajse të gjithë rastet u dënuan me nga gjashtë muaj burg me kusht që në dy vitet e ardhshme nuk e kryejnë të njëjtën vepër penale.

Numri më i madh i ndërtuesve ilegal të dënuar gjatë vitit të kaluar ka ndërtuar në Shtojin e poshtëm dhe në Pinjesh.

Në gjysmën e parë të këtij viti ishte një vendim refuzues, gjersa një proces është në vijim.

“Nga fillimi i këtij viti, prokuroria themelore nuk ia dorëzoi gjykatës asnjë propozim për veprën penale të ndërtimit të objekteve pa leje”, iu përgjigjen “Vijestit” nga Gjykata themelore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top