Wednesday , September 30 2020
Lajmi i fundit

Gjykata vendosi në favor të punëtorëve të Otrantit: PRONARËT TË PAGUAJNË 18 RROGA

Gjykata themelore e Ulqinit ka sjell vendimin në bazë të cilit pronarët e hotelit “Otrant” janë obliguar që për 57 punëtor të këtij objekt të paguajnë 18 rroga të mbetura. Punëtorët paditën firmën e vet për pagat e papaguara në periudhën prej 1 shtatorit të 2011 deri më 1 mars të 2013. Në bazë të vlerësimit të ekspertit financiar, kryetarja e gjykatës njëkohësisht gjykatëse në këtë lënd, Lirija Buzuku, ka vendos që punëtorëve t’u paguhen rreth 435 mijë euro dhe rreth 26 mijë euro në bazë të interesit (kamatës), sepse nuk është respektuar Ligji i punës dhe Kontrata kolektive.

“Otranti” në fillim të marsit të 2012 e morri me qira firma “Agros” nga Ulqini.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top