Gjatë këtij muaji sopranoja nga Ulqini Gjylie Pelingu mbajti koncert në Shkodër, në Shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, si dhe në Universitetin e Arteve në Tiranë, nën drejtimin e pedagoges Manjola Nallbani, kurse pianiste ishte Elvina Gurra. Në program ishin Verdi, Puccini, Donizetti, Mozarti, Lehari, si dhe këngë shqiptare.
“Këto koncerte i kam quajtur koncerte diplome por në fakt ato ishin koncerte recitale, apo ndryshe koncerte solistike”, thotë Pelingu për UL-info.
Ajo shtoi që “në Tiranë kanë qenë edhe ulqinakët nga Durrësi të cilët më falënderuan me një dhuratë dhe më ftuan që koncertin ta mbajë dhe në Durrës”.