Friday , October 2 2020
Lajmi i fundit

Gjysmë sukses: HENDBOLLISTËT FITUAN, BASKETBLLISTËT HUMBËN

ulcinju-prijala-drama-slika-16059Hendbollistët e Ulqinit kanë fituar të shtunën në mbrëmje para tifozëve të vet skuadrën e Sutjeskes nga Nikshiqi me rezultatin 25:18 (12:10).

Lojtarët vendas kanë dominuar gjatë tërë ndeshjes dhe kanë shënuar fitoren e parë në garën e sivjetme të Ligës së parë të Malit të Zi për hendbollistë.

Golat për ekipin nga Ulqini i shënuan Vasileviq dhe Krivokapiq nga pesë, Stankoviq dhe Baboviq nga katër, Damjanoviq dhe Markoviq nga tre dhe Simiq një.

Në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së parë Erste për basketbollistë, lojtarët e Ulqinit humbën në fushën e vet nga skuadra e Jedinstvos nga Bijello Pole me rezultatin 63:56 (7:16, 25:7, 21:15, 10:18).

Andrija Pejoviq me 24 dhe Darko Vujaçiq me 12 pikë dhe 10 kërcime ishin më të mirët në skuadrën e Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top