Saturday , April 20 2019
Lajmi i fundit

Globus Art: HAJDARI MIRËPRET ORGANIZATORËT E FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR TË PAQES

Ramiz HajdariShoqata e artisteve dhe artizaneve  Globus Art me seli ne Ulqin ka ftuar në një takim Ambasadorin e Paqes Fitim Mimani, i cili ishte i shoqëruar nga drejtoresha e Qendrës se Artizanatit Margarita nga Berati, Adelina Theodorin, si dhe Floria Marinin, Drejtoreshën e Qendrës Turistike të Beratit.

Ne takim i cili është mbajtur ne Komunen e Ulqinit me nenkryetaren e Komunes Hadixha Gjoni është folur per një bashkëpunim ndërkombëtar, ku ne evenimentin  e Festivalit Ndërkombëtare të Paqes, i cili do te mbahet ne qytetin e lashte 2400 vjeçar te Beratit do te ftohet edhe Komuna e Ulqinit.   Kjo Komunë është e para e cila është informuar per ketë eveniment me përmasa gjigante ku pritet te marrin pjese mbi 200 shtete nga mbare bota.

Shoqata Globus Art nga Ulqini është e para e cila është e ftuar per bashkëpunim me kohe per te qene përfaqësuese e artizaneve nga mbare Ballkani dhe me gjere e gjithashtu edhe e grupeve folklorike te Ballkanit.

Organizator i këtij evenimenti është Fitim Mimani – Ambasador i Paqes në bashkëpunim me Adelina Theodorin e cila është drejtoresha e Qendrës Margarita ne Berat.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top