Sunday , June 16 2019
Lajmi i fundit

Globus Art: PANAIR PËR DITËN E ULQINIT

 

Panairi Globus Art1Shoqata e artisteve dhe artizaneve Globus Art, me qendër në Ulqin, si çdo vite edhe kësaj radhe do të jetë organizator i Panairit te Artizanatit dhe Arteve vizuale me moton “Globus Art 2019”.

Panairi edhe aktiviteti i parë i manifestimeve me rastin e Ditës së Ulqinit dhe do të fillojë një ditë para ne Shëtitoren me te frekuentuar ne Mal të Zi, Plazhin e Vogël – (Rana e Ulqinit).

Panairi ne Ranë do të mbahet me datat 5-6-7 prill 2019. Artistë, Artizan dhe Koleksionistë nga shumë shtete të Ballkanit do të zbarkojnë me punimet e tyre të të gjitha profileve duke i rrite peshën dhe vlerën jo vetëm turistik te Ulqinit por dhe zonave rajonale.

Orari i panairit:

05 prill 11:00-18:00h,

06 prill 09:00- 19:00h.

07 prill 09:00-17:00h.

Si çdo vite edhe sivjet panairi do të përkrahet nga: Komuna e Ulqinit, O.T. e Ulqinit, B.K.A. dhe Hotel Llolla.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top