Monday , March 25 2019
Lajmi i fundit

Globus Art: PREZANTON ARTIZANET NË DISA PANAIRE RAJONALE

IMG-f22e3ade56404b677ee57ef8aa4ba715-VShoqata e artisteve dhe artizaneve Globus Art me seli ne Ulqin ka perfaqesuar artizanet nga Ballkani ne manifestimin tradicional te quajtur Kukerlandija ne qytetin Jamboll.

Ky manifestim i jubilar i cili u mbajt per te 20 vite me radhe ku pervec karnevaleve shume karakteristike u mbajte dhe panairi i artizanatit ku shoqata Globus Art mori pjese si bashkpuntor kryesor i ketij panairi me artizan nga shume shtate ballkanike dhe me gjere.
Manifestimi u mbajt nga data 28. shkurti deri me 4 mars.
Pas ketij eventi Globus Art udheton ne qytetin e Uzhices ne panairin e 6-te nderkombetar i cili mbahet per nder te festes se gruas te 8 marsit. Panairi eshte organizuar nga shoqata “Zhena za sva vremena” nga Uzhica dhe Globus Art i cili ka qene i ftuar i nderit i ketij panairit dhe bashkpuntor ne organizim.
Gjate panairit Globus Art ka zhvilluar dhe disa takime ky eshte folur per bashkpunimet ne te ardhmen me institucione te ndryshme qe merren me evente kulturore ne disa vende te Serbise.
Panairi eshte mbajtur nga 06-08 mars ne sheshin Beli Dvor te Uzhices.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top