Sfidave të detit në Ulqin gjatë shekullit 18 dhe 19 nuk kanë mundur ti rezistojnë as gratë, edhe pse gjatë tërë historisë detaria ishte vetëm punë e burrave.
Atëherë, ndër pronar dhe kapiten të anijeve ulqinake ishin dhe gratë. Kështu, për shembull, Hana Ishmi ishte pronare dhe kapiten i anijes Flora, Hata Karaminxhoja mbas vdekjes së burrit të saj është bërë komanduese e anijes së tyre, derisa Sofije Shkambi nga prindërit e ka trashëguar anijen Fortuna.