OJQ Green Home në bashkëpunim me IUCN Med dhe Plantlife international organizon seminarin e parë të dedikuar konservimit të bimëve në Mesdhe “Plant conservation week”, i cili do të mbahet këtë vit prej më 24 deri më 29 tetor në Ulqin.
Seminari organizohet në kuadër të IPAMed projektit “Mbrojtja e llojeve të egra bimore dhe të habitateve të tyre në Mesdheun jugor dhe lindor” i cili momentalisht realizohet në disa shtete të Mesdheut.
Kjo ngjarje është një nga pikënisjet e IPAMed projektit dhe paraqet mundësi të shkëlqyer për rrjetëzim, mësim dhe shkëmbim të eksperiencave me të gjithë IPA Med partnerët, ndërsa përveç kësaj paraqet ngjarje kyçe për të ardhmen e projektit.