Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit Branimir Gvozdenoviq ka thënë se me Planin hapësinor urbanistik (PHU) të Tivarit do të rregullohet planifikimi i hapësirën në maje të malit Rumia.
Ai në intervistën dhënë Televizionit të Malit të Zi ka shprehur pritshmërinë që ky dokument më i rëndësishëm planifikues për komunën e Tivarit do të miratohet këtë vit.
Sipas fjalëve të tija, ekziston propozimi që në maje të Rumisë të ndërtohet objekti të cilin bashkërisht do ta përdornin të tre religjionet. “Objekti i cili bashkon, e jo që krijon ndasi”, tha Gvozdenoviq duke vlerësuar se ai, si person nga Tivari, e dinë se vendosja e kishës prej teneqes në Rumi në vjeshtë të viti 2005 ishte “gisht në sy në atë moment”.