Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Gvozdenoviq Nimanbegut: PHU DO TË CAKTOI FATIN E OBJEKTIT NË KALA

“Nga vendimi i Kuvendit komunal të Ulqinit varet a do të hiqet objekti në pjesën jugore të Qytetit të vjetër. Kjo varet nga dokumenti planifikues, Plani-hapësinorë urbanistik i komunës, punimi i të cilit është në fazën përfundimtare”, tha të mërkurën ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në Qeverinë e Malit të Zi Branimir Gvozdenoviq.

Ai duke u përgjigjur pyetjes së deputetit të Forcës Genci Nimanbegu tha që prej mesit të vitit 2009, investitorëve është ndaluar vazhdimi i mëtejshëm i punimeve, për shkak të daljes nga leja e ndërtimit e cila është dhënë familjes Zec.

Nimanbegu vlerësoi që ndërtimi i këtij objekti paraqet “sulm në monumentin e kulturës siç është Qyteti i vjetër i Ulqinit” dhe pyeti a meriton ai kësi sjellje inerte të organeve shtetërore. Sipas fjalëve të tija, komuna e Ulqinit po ashtu mban një pjesë përgjegjësie për këtë gjendje, duke shtuar që, megjithatë, bëhet fjalë për objektin i cili është ndërtuar ilegalisht në hapësirën e trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë. “ky problem të gjithë neve na godet shpulla në fytyrë, por mendoj që është koha të vendoset në korniza ligjore pavarësisht kush është investitor dhe që ai duhet të respektoi ligjet të cilat i miraton vetëqeverisja lokale dhe shteti ”, tha Nimanbegu.

Ministria e kulturës më herët ka deklaruar që ky objekt “nuk është në vendin dhe nuk ka madhësinë” për të cilin është dhënë leja e ndërtimit në vitin 2007.

3 comments

  1. Interesante !!

    Kur pyet Gjeka titullli eshte “Gjeka pyet…. ”
    E kur pyet Nimanbegu titulli eshhte “Gvozdenoviq Nimanbegut…”

    ncncncnc..

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top