Wednesday , August 5 2020
Lajmi i fundit

Gvozdenoviq: NUK KA NDËRTIM TË BANESAVE NË KRIPORE

Branimir GvozdenovicMinistri zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në Mal të Zi Branimir Gvozdenoviq ka thënë se nuk dinë që ekziston ndonjë dokument planifikues i cili parasheh ndërtimin e banesave në Kripore.

Ai tha se në Planin urbanistik-hapësinor të Ulqinit dhe në Planin hapësinor të zonën bregdetare, përpilimi i të cilëve është në vijim, prioritet është mbrojtja e kësaj hapësirë.

Sipas fjalëve të tija, është shumë e rëndësishme të iniciohet prodhimi i kripës në këtë ndërmarrje e cila u themelua në vitin 1934.

Përndryshe, koncepti i ri i hapësirës rreth Kripores së Ulqinit dhe bashkëpunimi i zyrave të njohura arkitektonike botërore me arkitektët e rinj malazez janë drejtimet kyçe të prezantimit të Malit të Zi në Bienalen e XV të arkitekturës e cila këtë vit do të mbahet në Venecie.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top