Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Gvozdenoviq për mbrojtjen e Kripores: PRESIM QË KOMUNA E ULQINIT TË KRYJË PUNËN E VET

Branimir Gvozdenovic“Kriporja e Ulqinit është e mbrojtur dhe në atë hapësirë tash disa vite nuk ndërtohet asnjë objekt”, tha ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, Branimir Gvozdenoviq, duke shtuar se mbrojtja formale nënkupton procedurë të qartë.

Gvozdenoviq, duke u përgjigjur në Parlament në pyetjen e deputetit Dritan Abazoviq për ç’arsye Ministria nuk ka sjell aktin për mbrojtjen e Kripores, tha se procedura është shumë e qartë.

“Janë dhanë sugjerime të caktuara Komunës së Ulqinit e cila duhet ta përmirësojë aktin në bazë të sugjerimeve që ishin. Kemi marrë informacion nga Komuna e Ulqinit se ai akt do të përmirësohet në një afat i cili kaloi para dhjetë ditësh”, tha Gvozdenoviq.

Ai nuk u përgjigj në pyetjen e Abazoviqit se pse Qeveria e Malit të Zi nuk e dërgoi iniciativën që Kriporja të shpallet Zonë Ramsar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top