Monday , January 18 2021
Lajmi i fundit

Gvozdenoviq: TAKIMI ME GJEKËN RRETH PROJEKTIT TË KfW BANKËS

branimir-gvozdenovic-izabran-politickog-direktora-dps-a-slika-471Nga Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit kanë njoftuar se me qëllim të përmirësimit të gjendjes së furnizimit me ujë dhe realizimit të projektit të rregullimit të ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut, si dhe për zgjidhjen e çështjes së bashkëpunimit financiar me Bankën zhvillimore gjermane KfW, ministri Branimir Gvozdenoviq do të mbaj takimin me kryetarët e komunave në Bregdetin malazez.

Ai është takuar sot me delegacionin e Bankës zhvillimore gjermane KfW, me qëllim shkëmbimin e informacioneve për statusin e projekteve nga fusha komunale dhe shqyrtimin e drejtimeve të bashkëpunimit të ardhshëm.

Ky projekt kapital në komunë të Ulqinit, me vlerë vetëm në fazën e parë mbi 20 milion euro, për shkak të papërgjegjësisë në qeverisjen lokale është ngadalësuar shumë, gjë që shkakton pakënaqësi tek Gjermanët dhe Qeveria në Podgoricë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top