Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

H.Gjoni: T’JEMI TË PËRGJEGJSHËM DHE PARTNERË – PËR VETEN DHE TË AFËRMIT TONË

Hadixha GjoniTë premten në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës u mbajt Konferenca për shtyp e Komunës së Ulqinit dhe Policisë së Ulqinit, me rastin e përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Ulqin.

Përcjellim fjalimin e nënkryetares së Komunës Hadixha Gjonit.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se situata epidemiologjike ne Ulqin është jashtëzakonisht e vështirë dhe komplekse, si dhe ka arritur kulmin e sajë në ditët e fundit.

Ajo që është më shqetësuese është fakti që tani më virusi është prezent dhe në të gjitha institucionet arsimore, duke filluar nga ajo parashkollorja deri tek shkolla e mesme.

Gjithashtu është shqetësuese që kjo situatë ka prek dhe e ka goditur rëndë edhe sistemin tonë shëndetësor në Ulqin poashtu edhe Covid Spitalin rajonal në Tivar.

Numri i ekzaminimeve, testeve të kryera, analizave laboratorike dhe shërbimeve të tjera mjekësore është rritur jashtëzakonisht, duke tejkaluar 250 shërbime, të cilat u ofrohen pacientëve çdo ditë.

Në spitalin kovid në Tivar, pothuajse nuk ka më vende të lira, dhe shtrimin në spital momentalisht e kanë të mundur vetëm pacientët me gjendjen më të rënda klinike.

Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm me faktin se në këto institucione po bëhen përpjekje mbinjerëzore për të ofruar kujdes sa me cilësor ndaj pacientëve, por duke marr parasysh numrin e lartë ditor të të infektuarve, që është mbi 40, kujdesi dhe institucionet shëndetësorë janë në rrezik të madh.

Fatkeqësisht, Ulqini është sot komuna me numrin më të lartë të të infektuarve për kokë banori në Mal të Zi dhe të gjithë jemi dëshmitarë të këtij realiteti dhe kjo rezultoi në mbylljen e komunës së Ulqinit.

Që nga dita e djeshme, përveç dyqaneve ushqimore, institucioneve shëndetësore, farmacive dhe pikave të karburantit, praktikisht asgjë tjetër nuk funksionon.

Sidoqoftë, këto masa të intensifikuara nuk u miratuan me qëllim të ndëshkimit, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se ekonomia dhe siguria financiare janë më së të rëndësishme për të gjithë ne dhe gjithashtu jemi të vetëdijshëm se kjo mbyllje do të jetë një goditje e madhe për ekonominë tonë.

Mirëpo, mbi të gjitha është shëndeti dhe jeta e qytetarëve tanë, andaj ajo që ne po kërkojmë nga ju, bashkëqytetarët tanë, është të jemi partnerë në këto ditë të vështira që kemi përpara.

Ne kërkojmë që të gjitha këto masa të pranohen e respektohen plotësisht, me përpikëri nga të gjithë ne, ndërsa nisur nga dita e djeshme, siç jeni të informuar, me Vendim të Qeverisë së Malit të Zi, u formuan edhe ekipet koordinuese për punët e inspektimit, të cilat do të drejtohen nga shefi i policisë në Ulqin dhe do të përbëhet nga shërbimi i policisë, inspektorët komunal dhe ato të kontrollit turistik komunal.

Ekipet koordinuese të sapoformuara në Komunë ditët në vijim do të monitorojnë çdo pjesë të qytetit.

Respektimi i këtyre masave është më së i rëndësishëm për të gjithë ne dhe të dashurit tonë, por edhe për shpresën që sezonin e ardhshëm turistik ta presim të përgatitur dhe nga kjo situatë të dalim sa më të shëndetshëm dhe më shpejt.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top