Tuesday , August 14 2018
Lajmi i fundit

Hajdari (URA): Do ta ndërtojmë Kino sallën në qendër, për ringjalljen e Kulturës

Dita HajdariKandidatja për këshilltare Afërdita Hajdari nga lista zgjedhore “URA – Ulqini gjeneratave të reja – mr Dritan Abazoviq” e cila njëkohësisht është edhe përgjegjëse për kulturë prezantoi sot idetë dhe vizionin e URËS për zhvillimin e kulturës. Sipas fjalëve të saja kulturës së Ulqinit i nevojitet një fillim i ri.

“E tepërt është që sot në një qytet siç është Ulqini të flitet për rëndësin e zhvillimit të kulturës si dhe mënyra e referimit të pushtetit lokal dhe shtetëror ndaj historis së këtij qytetit dhe ndaj ardhmërisë së tij. Kultura paraqet potencialin më të madhë të një  komuniteti i cili mundëson krijimin e identitetit. Për këtë nevojitet mbështetja maksimale ndaj personave të duhur të cilët me kreativitetin e vet e prezantojnë kulturën, si dhë duhet mundësuar qytetarëve të nisin mesazhe të qarta për vehten e vet si dhe për vlerat tyre”, deklaroj Hajdari.

Hajdari theksoj që Lëvizja qytetare URA afirmon një rol më aktiv dhe më të fuqishëm në jetën kulturore të Ulqinit si dhe për investime më të mëdha në kulturë, çështje për të cilat nuk duhet të mungojnë mjetet finacijare.

“Për ne është e papranueshme që Kino salla të jetë rrënojë në qendër të qytetit edhe pse ajo në një mënyrë paraqet simbolin e politikanëve të sotëm të cilët nuk shohin më larg se funksioni politik. Menjëherë pas formimit të qeverisjes lokale do të punojmë në projektin e Kino salles së re. Jemi të sigurt që mjetet nuk duhet të jenë problem për këtë projekt sepse nuk bëhet fjal për një projekt shumë të madh, dhe se për kësi lloj projektesh mbështetëja e organizatave ndërkombtare si p.sh. TIKA nuk do të mungojë. Krahas ndërtimit të kino sallës në qendër të qytetit do të inicojmë edhe renovimin  e kino sallës në Katërkollë e cila poashtu gjindet në një gjendje jo të mirë”, theksoi Hajdari.

Ajo veçoi që programi i lëvizjes URA, që i referohet kulturës parasheh edhe aktivitete të tjera të cilat synojnë një fillim te ri në kulturën e Ulqinit.

“Hapi i parë është formimi i këshillit për kulturë i cili paraqet detyrim ligjorë si dhe hartimi i strategjisë për zhvillimin e kulturës dhe ruajtjen e trashigimis kulturore. Po ashtu, si pushtet i ardhshëm lokal do të punojmë në formimin e teatrit të Ulqinit”, deklaroi Afërdita Hajdari.

Ajo shtoi që URA është e qëndrimit që pasurimi i programit kulturorë mund të ndihmojë edhe në përmirsimin e ofertës së përgjithshmë turistike, gjë që e bën Ulqinin edhe më të veçant.

“Po ashtu jemi të mendimit që institucionet lokale duhen më fuqishëm të përkrahin si individet ashtu edhe OJQ-ët që punojnë në fushën e kulturës dhë që me punën e palodhëshme të tyre pasurojnë jetën kulturore të qytetit”, përfundoi Hajdari.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top