Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

Hajredin Kovaçi: FLUTURA MUSTAFA DAN KRAHË ME FLUTURU

Hajredin KovaciTuj lexu poezitë e Flutures, mendova që edhe kyt vështrimin tem rreth këtij libri ta shkruaj me gjuhën ashtu si flasim, por nuk ishte kollaj sepse ndrysh eashtë me folë, e ndryshe me shkru, por unë e përgëzoj autoren që i ka qëndru besniketë folmes së bukur që kena Na, dhe me të cilën dallohemi, gja e cila e pasunon letërsinë shqipe.

Përmbledhja me poezi ,,NA DY” e autorës Flutur Mustafa i shkapërcën  parashikimet e disave, se nji krijuese kaq e re në moshë, mund t’i ofrojë lexuesit nji poezi të kapshme, me stil të veçantë, origjinal, me nji gjuhë të përkryme, gegnishte që tingëllon, amël, dhe të ngjallë emocion.

Libri në fjalë ashtë indamë në pësëcikle poezishë dhe ka mbi 100 faqe, po ç’randësi ka kjo, me randësi ashtë se çfarë brumi ka mrujtë Flutura në këto poezi, sepse nuk ashtë e randësishme sasia por cilësia e afrume. Unëe lexova me vëmendje librin dhe nuk mund të tham se kisha hjek ndonji poezi e as me nërhy ne to, sepse poezitë e Flutures, sidomos ky libri i dytë, janë poezi që dalin nga shpirti i saj i përvlum qe autoren e ban me shpërthy, duke iu drejtuar Atij, që Na s’e dimë se kush ashtë, ndaç eja, ndaç mas eja, unë edhe pa ty kam me jetu!

Flutura ka problem me do njerëz, që asaj s’i duken si njerz, por egërsina, shumë të panjerzishëm me zemra të kalbuna! Nëpoezinë,,Do njerëz”, ajo shprehet:

,,Ashtë një botë me njerëz,

qëveç frymojnë

zemrat iu kanë ngri e shterrë

prej territ t’natës që i ka mbulu

e  xhelozisë që nuk i len para me ecë kurr”.

Flutura dan krahë me fluturu, se s’ka lind me jetu me kamë  në tokë, dan krahë me ia dëshmu Atij se kur ikë, Aja din mu kthy prëp.(poezia ,,M’jep krahë”)

Autorja nuk ka qef me rrejt dhe të poezia ,,T ‘rrej” i duket nji gja shumë e thjesht, ai me e kapë veten për dore dhe më e sjell n’përqafim të saj edhe me e marrë më vete!

Ndërkaq, të poezia ,,Dehu”, autorja mendon se janë da fjalë që njeriu s’i thotë  kur ashtë esëll:

,,Dehu

M’dërgo dy fjalë ma t’amlat

Esëll që s’i thu

Unë do fiki dritat

Dritaret do i mbylli

Derën do e kyç

Burrnia mos t’bie

Askush mos me t’përgju”

 

Nuk e di a ju ka ra n’sy se çfarë sysh ka Flutura, por në poezinë,,Me duaj në harresë”, shprehet:

,,Krejt mundesh me i gjujt në brigje të harresës

Por t’pamundun e ke me harru

Synin e ullinjtë

Që ta ka ushqy shpirtin me shikime te veta”!

 

Tuj lexu ma tutje, hasim në poezinë,,Ndjenjë”, ku përveç tjerash, autorja ka qef me pá andrra dhe urrën nadjën që ia pret andrrën n’gjysë;

,,S’e du nadjen!

Ajo ngutet

E andrrën n’gjysë ma pret.

Nuk i maj inat

Se shijoj sytë tuj në filxhanin ekafes”.

 

Në këtë përmbledhje ashtë nji cikël poezishë me titullin ,,Hanë” ku janë tetë poezi që i kushtohen Hanës magjike, sa që autores i bahet me e vjedh prej qiellit. Ajo kuvendon me të si dy mike të vjetra dhe e fton për me e ba bashkëpuntore, deshti apo s’deshti aja:

,,Por m’duket se ka ardhë koha me mbledh pjesët

E me formu prej fatkeqësis’

Nji gja t’bukur…

Vetëm ose me Ty

Hanë

Deshte, s’deshte ti

Tash je bashkpuntore…”

 

Përveçse me Hanën, autorja shkon edhe ma larg, tuj ju drejtu edhe Teutës, mbretneshës ilire, se mos e ka pa ajo diku atë, pra mretin e andrrave të saja dhe i lutët që t’ mos e pranojë në prehnin e saj ushtarin që ka humb busullën dhe i lutët:

,,Nji hartë dhuroja

n’drejtim timin nise

unë me ernat do lidhim ujdi

velat mos t’ia grisin

ta sjellin veç njiher në përqafimin tim”.

 

Për Flutur Mustafen janë dy qytete që i do shumë, Ulqini dhe Prishtina. Njëni ashtë vendlindja, ku autorja përmes ironisë, shprehet, që ka duru shumçka, që bajnë hajgare të pakrypta me të, që ka mbajtë mbi shpinë njerëz të panjerzishëm, që duron e za nuk nxjerr dhe në fund, kërkon falje:

,,Qyteti im

Falna

 Se dimë

Edhe të gabojmë” (poezia ,,Qyteti im”)

 

Dhe tjetri, Prishtina, ku Flutura u nis drejt majave, drejt formimit, drejt realizimit të andrrave të saja. Prishtina,që për nji ditë ndërron katër stinë, që shpesh i mungon dielli, çuditet pse autorja i propozon t’i hiqet diellit se ka plot yje të tjera, por na i mbush gotat me vënë e të festojmë:

 

,,E unë?

Për trup ia thyeja gotat një pas një tavolinës

ç’të tëthem tjetër?!

Më mungon si dielli Prishtinës”! (poezia ,,Mungon si dielli Prishtinës”)

 

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top