Saturday , November 18 2017
Lajmi i fundit

Hajredin Kovaçi: LD NË MZ MBIJETOI 27 VJETË (9.9.1990-9.9.2017)

 

Hajredin KovaciTë nderuar anëtarë e simpatizues të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, kudo që ndodheni, URIME 27 vjetori i themelimit të Subjektit të parë politik të shqiptarëve në Malin e Zi!

9 shtatori 1990 shënon padyshim një datë historike, nga më të rëndësishmet për shqiptarët në Malin e Zi, sepse në këtë ditë, në Tuz të Malësisë, u mblodhen përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare në Malin e Zi, bashkuan mendjet dhe zemrat e tyre, vendosen t’i dalin zot vetvetes dhe themeluan LD në MZ-në, që ishte simotër e LD të Kosovës, në krye me Dr. Ibrahim Rugoven.

Themelimi i LD në MZ-së, ishte imperativ i kohës, më shumë se domosdoshmëri, për t’u ndie zëri i shqiptarëve nën Malin e Zi, ishte më shumë se një parti politike, ishte zgjim nga gjumi, ishte lëvizje e madhe që rrugëtoi për 27 vjet, gjithmonë në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive politike, ekonomike, gjuhësore, arsimore, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve në MZ.

Të mbijetosh 27 vjet në skenën politike, si individ edhe mund të ndodh, duke u mbështjellë me flamurin e, herë njërës, e herë një partie tjetër, por si subjekt politik, s’është e lehtë! Megjithate, së bashku, sfiduam shumë pengesa, vështirësi e nënkëmbëza dhe mbijetuam!

U jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që e kuptuan se vota është dinjiteti, me të cilin s’bëhet pazar dhe na përkrahen 27 vjet me radhë!
Për të qenë të lirë, për të ndërtuar një demokraci të mirëfilltë dhe marrëdhënie të mira ndër njerëzore, le të bashkohemi si dikur, sepse të bashkuar jemi më të fortë dhe se të bashkuar na do e ardhmja! GÊZUAR!

URIM ME RASTIN E 27-VJETORIT

 Të nderuar anëtare dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi,

Të nderuar përkrahëse e përkrahës të këtij rrugëtimi të gjatë më se një çerek shekulli, të nderuar qytetare e qytetarë, të nderuar bashkatdhetarë,

Zonja dhe zotërinj,

URIME TË PËRZEMËRTA ME RASTIN E 27-VJETORIT TË LD në MZ!

Të përkujtojmë kur më 9 shtator 1990 përfaqësuesit shqiptarë nga trevat shqiptare stërgjyshore, sot në Malin e Zi,  u mblodhën në Tuz të Malësisë dhe formuan partinë e parë politike – Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, e që ishte simotra e LDK-së e kryetarit historik dr. Ibrahim Rugova.

LD në MZ qëndroi besnike parimeve demokratike e kombëtare në këtë rrugëtim që ishte i mundimshëm me plot sakrifica po edhe pengesa  nga brenda e sidomos nga jashtë. Ia dolëm të qëndrojmë, por që kemi ardhë në një moment që lypset mençuri e vendosmëri më tepër se asnjëherë deri tash. Uniteti, parimësia në kombëtaren dhe demokracinë nuk kanë zëvendësime. Pra as në këto zgjedhje, kur Ligji zgjedhor diskriminues e korrupcioni politik, e jo vetëm, me sulmet e llojllojshme dhe të formave të ndryshme, prej atyre joshëse e deri te ato kushtëzuese besa edhe kërcënuese të politikës aktuale, që sot janë të dukshme më tepër se në të gjitha periudhat e shumëpartiaksisë së deritashme.

Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi , me rastin e e 27 – vjetorit më lejoni t’ju dërgoj URIMET më të ngrohta e të përzemërta, kudo që gjindeni, në atdhe – pa tërheqë kufij dhe në diasporë: në Evropë, Amerikë, Australi etj.

Paçi shëndet, begati,  mirëqenie dhe përparim në punë e në familje.

Le t’i dalim zot vetës, të vetës, me punë, dije e mençuri  dhe ndershmëri, me vetëdije të plotë e përkushtim pa lënë anash, për asnjë çast, interesat e përgjithshme kombëtare e zhvillimet demokratike si dhe mirëqenien sociale e ekonomike.

Pra edhe një herë Gëzuar dhe URIME 27 –vjetori i LD në MZ!

Ulqin, më 9 shtator 2017

Mehmet Bardhi, profesor, kryetar i LD në MZ

One comment

  1. Urime edhe ishalla vazhdoni ashtu si jeni nis. Dikur 15 vene n parlament komunal e tesh 1 ose asnji, sukses i madh. Ju mbijetoni vec per nevoj me e pas nji fotel edhe me marr denji euro pi buxhetit shtetror e ne rastin e Met Bardhit, nji fotel nuk e ka pas ball par ka dash me u ul n 2-3. Me qen burra si sjeni, hapeni si shkuma detit edhe LDMZ e leni me e marr uji edhe me shku n histori si partija e par Shyptare n MZ

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top