Tuesday , May 21 2019
Lajmi i fundit

Hajrullah Hajdari: BASHKËQEVERISJA E PARTIVE SHQIPTARE ME PARTINË-SHTET, SINDROMË DHE DOGMATIZËM

Hajrullah HajdariJemi në vitin e fundit të dhjetëvjetshit të tretë të pluralizmit apo demokracisë në Mal të Zi. Shqiptarët, përveç se nuk i realizuan, së paku në nivelin e pretenduar, aspiratat e tyre të fillimvitëve të demokracisë në aspektin e komunitet etnik autokton, plotësimit të drejtave dhe lirive të njëriut, prosperiteit arsimor, kulturor apo social-ekonomik nuk i arritën  të krijonin  a prodhonin një mendim apo veprim të mirëfilltë intelektual në mënyrë që politikat e tyre të shkojnë në burimin tonë e jo në hambaret e hatërmbetsëve shekullor të shqiptarëve. Megjasë, mungon elita politike apo ajo është  e zënë rob” ! ? Në anën tjetër, sindroma e zgjatimit në politikë nuk është fenomen i panjohur, por kur ajo tejzgjatet me tendencë të shndërrohet në doktrinë ka rrezik që të bëhet pengesë për zhvillimin normal të ideve dhe të platformave autentike e origjinale, edhe nëse ekzistojnë. Është fakt se në fillim të jetës politike pluraliste shqiptarët në Mal të Zi, reaguan pasi mendonin se një politikan, qoftë ai edhe lider i kohës, nuk duhet të mbajë shumë funksione në gjirin e vet, por nga ajo kohë, çuditrisht, ky sidromë jo që luftohet por kultivohet e zhvillohet në ato përmasa sa që, nese jo përgjithsishtë atëherë shpesh herë bllokon kapitalizimin e veprimit politik. Kjo është e padrejtë, gjithësesi!

Për të arsyetuar ekzistencën e sidromës të tejzgjatjeve të të qenurit në politikë apo edhe të mungesës së elites së mirëfilltë politike nuk do të ishte e vështirë, por ky nuk është qellimi.Në të vërtetë qelimi është që të provojmë se fenomeni përmendur vertetë, qoftë edhe i vetmuar,  deri me tani, nuk ka ndikuar pozitivisht në kapitalizimin e vlerave tona kombëtare, por kur ky i bashkangjitet a bashkërenditet me fenomenin tjetër apo syndromën, lexo si të duash, te qenurit në pushtet, me çdo kusht,  me partinë-shtet atëherë vërtetë vlerat e veprimit politik të partive politike shqiptare bëhë gjithnjë e më të zbehta.

Mund të thuhet se deri në vitin 2006, partitë politike shqiptare, edhe pse jo gjithmonë unike në mendime e qendrime, së paku në nivelin lokal të bërjes së pushtetit bashkëvepruan e bashkërenditen veprimet politike  dhe kërkesat e tyre të spektrit politiko-ekonomik. Pas kësaj, rregullat e lojës ndryshuan në favor të interesave individuale të lidershipit partiak, por jo vetëm atij, duke mos e përfillur votuesin e vetë i cili ia mundësoi të jetë e të mbetet në pozicionin politik lakmues, përkundrazi hyri në modë transformimi i votës shqiptare dhe trasportimi të partia-shtet, në shumicën e rasteve pa vullnetin e tij. Edhe sot e kësaj dite do të arsyetoja ndoshta, sëpaku nese veprimi e arsyeton qellimin. Por kjo nuk po ndodh, gjendja e mjerueshme ekonomike po vazhdon.  Askush per qejf nuk i leshon trojet e tij, nuk e lë familjen, prindërit e moshuar. Jo, kjo nuk ndodhë kurrë në asnjë vend të rruzullit tokësor. Per qejf njeriu bëhet turist dy-tre muaj por nuk i braktisë të gjitha që i përmendem, pastaj ku i  mbetën ëndrrat, kujtimet, koha e shpenzuar e sakrifica në universite, nuk braktisën kot të gjitha këto sepse kështu ato braktisin veten. Vetëm nevoja e madhe dhe shpresa e humbur e detyron rininë tonë, dhe jo vetëm ato, të marrin rrugën e mergimit e cila po bëhet kancerogjene për popullin shqiptarë. Sepse këtu nuk ka shpresë, ajo është vrarë.

Dogmatizmi i  teknollogjisë së bashkëqeverisjes me partinë shtet ka nxjerrë nga përdorimi energji të shumta krijuese në arsim, kulturë e ekonomi. Ato po grumbullohen atje larg, në diasporë, por sa mund të jenë ato në shërbimin tonë, sa mund  t’na  ndihmojnë e sa ne I  përdorim kapacitetet e tyre,.Çfarë lidershipi shqiptar e shtetëror u ofrojnë atyre !?

Veprimet e papjekura të partive shqiptare në Mal të Zi, si pasojë e bashkëqeverisies me pushtetin qendror, ndasia brendashqiptare, ndërmjet partive politike, ka shroditur pa masë e pa kritere edhe politikën e punësimit, gjithësesi e huazur nga qeverisja e partisë-shtet, duke mos përfillur kualitetin e asnjë kriter tjetër e kështu duke injoruar intelegjencën ia arrijnë qellimit të tyre, mbetjes në pushtet me çdo kusht. Punësimi në këtë mënyrë shëndrohet në “ makineri” votuese  e nga ana tjetër shëndrohet në kancerin e shoqërisë tonë që barazohet me boshatisjen e trojeve shqiptare. Nuk dua të besoi se ky është qellimi ! Sidoqoftë, këto dy opsione, të shëndruara tash më në fonomen, dhe si rrjedhojë politikëbërja shqiptare, me ose pa vetëdije, u bë peng i ambicies së pashpjeguar për zgjatje në politikë se bashku me partnerin e koalicionit shtetëror, pa llogoritur pasojet e votuesit të tyre, kombit të tyre.  S’ka dyshim se e gjitha kjo është si pasojë e mos pasjes së një Platforme të përbashkët kombëtare ose sëpaku një Platformë të veprimit politik të partive shqiptare në Mal të Zi.

 

Kanë mbetur edhe pak ditë kur votuesit shqiptarë në Malësi, me plotë përgjegjësi e ndërgjegje, do t’u drejtohen kutijave të votimit. Është e vertetë se partite politike shqiptare në Malsi kanë reflektuar drejtë, duke u bashkuar në një koalicion të përbashkët me qellim të krijimit të pushtetit të parë shqiptarë në komunën e Tuzit. Reflektim historik por edhe përgjegjësi. Nuk është hera e parë që partite shqiptare në Mal të Zi dalin në zgjedhje të bashkuar. Në Ulqin, në vitin 2002, partitë shqiptare në zgjedhje dolën në koalicion me moton “ Shqiptarët bashkë, sot e mot”. Por a e dini se ç’ndodhi? Fituam, por morëm vota më pak se asnjëherë, prandaj kujdes votues të Malësisë. Kundërshtarët politik veprojnë në teren, Dhe diçka tjetër duhet t’a dini. Duhet të dini se në Ulqin pas këtyre zgjedhjeve, asnjëherë më, në mandate të plotë , nukkanë qeverisur partite politike shqiptare, kështu  bashkëqeverisja me partinë-shtet u bë syndromë dhe dogmatizëm , deri më tani i pashëruar.

“ Malësia na bashkon” është moto që jep shpresë dhe rikujton ndërgjegjen dhe krenarinë e burrave të Malësisë që aq shumë i kanë dhënë kombit shqiptarë. Së paku, në nderim të tyre

Malësorët duhet të votojnë shqip. Vota e juaj e hedhur në kutinë e koalicionit “ Malësia na bashkon” do të jetë kuptim plotë vetëm nëse vërtetë ato që do marrin mandatin tuaj për të qeverisur komunën e Tuzit shqip, me përgjegjësi do mbajnë premtimin dhe detyrimin edhe për të qenë në koalicion paszgjedhorë, pa marrë parysysh sindromën e përmendur e dogmatizmin e krijuar, pa marrë parasysh premtimet dhe kërcnimet nga cila do anë qoftë. Edhe votuesit shqiptarë në Ulqin votuan shqip, megjithate vullneti i tyre u tjetërsua. Prandaj, kujdes votues i ndëruar i Malësisë. Është koha që përfituesit nga vota e juaj të vehen para përgjegjësisë morale dhe politike, është koha që të lidhni një konventë mirëbesimi me kshilltarët e dalur nga zgjedhjet e 3 marsit për mostjetërsimin e vullnetit tuaj, në të kundërtën pasojat vazhdojnë.

Veprimet e partive politike shqiptare në mënyrë të përshkruar nuk lanë shumë hapsirë për opozitarizëm, pasi, siduket, ajo duhet mbushur me ide të qarta të një zgjimi kombëtar dhe një kundërvënje të veprimeve të tilla për të mos lejuar shëndrimin në një doktrinë që mund të jetë e kobshme për zhvillimet e mëtejshme demokratike. Nëse pasojat negative do të lokalizoheshin vetëm në sferat e mëndësisë politike dëmi i krijuar do të ishte sigurisht më i vogël me mundësi korigjimi, por nëse kjo merr vrull edhe më të madh mund të shtrihet në gjithë popullsinë shqiptare e të shëndrohet në mikrob të pashëruar. Kjodo të çonte të  ndarja edhe më e madhe ndërmjet shqiptarëve, jo pse ato e duan këtë por lakmia dhe interesi  i detyron.

Shqiptarëve në Mal të Zi u nevojitet më shumë se kurr, pa humbur kohë, një bashkim më i madh i mendjeve  e veprimeve politike, i intelektualëve të fushave të ndryshme, pa marrë parasysh përkatësitë politike, rreth  një Platformë të përbashkët politike si paraardhëse e një platform politike për bashëveprim të partive shqiptare në të gjitha sferat e interest kombëtar.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top