Friday , March 5 2021
Lajmi i fundit

Hajrullah Hajdari: Vështrim mbi romanin më të ri të shkrimtarit Ibrahim Berjashi ”HIENAT E PINJESHIT”

Hajrullah HajdariMallëngjimi për dukuritë negative dhe vuajtjet e shqiptarëve

Ditë më parë doli nga shtypi romani më i ri “Hienat e Pinjeshit” i autorit të mirënjohur Ibrahim Berjashit. Ai është autor i pesëmbdhjetë veprave letrare në poezi dhe prozë. Ky është romani i 3 tretë i tij. Autori librin e ka ndarë në dy pjesë, në kreun e parë dhe të dytë, të cilat nëpërmes ngjarjeve dhe brengave që ka autori për kohën e kaluar por edhe për të tanishmën ndërlidhen me mjeshtri dhe krijojnë një tërësi. Dukurit negative të shoqërisë shqiptare, kudo që ata jetonin, për të cilat autori shprehë mallëngjimin e tij, janë grumbulluar, pothuajse gjatë gjithë jetës së tij, jo vetëm krijuese. Gjeografia e gjërë e ngjarjeve, duke filluar nga Ulqini (Pinjeshi), ku autori jeton dhe punon mbi 40 vite e duke përfunduar në Australinë e largët, ku jetojnë e punojnë shumë bashkëvendës të tij, tregon më së miri brengat e autorit dhe mishërimin e tij më vuajtjet e tyre. Temat e shtjelluara në këtë roman janë me tematika interesante, me ngjarje të ndryshme që e kanë preokupuar autorin dhe jo veç ate. Vetë titulli i librit “Hienat e Pinjeshit” që në mënyrë figurative do të thotë njeri gjakpirës, grabitqar, i ndyrë e i pamëshirshëm, paralajmëron lexuesin se në vazhdim do të ndeshet me veprimet e pushtetmbajtësve dhe vuajtjeve shpirtërore të krijuara shqiptarëve nga “librezëkuqët” UDB-ashat, punëtorët e sigurimit shtetëror dhe spiunët përfitues të kohës.

Në kreun e parë, autori nëpërmes presonazheve të imagjionuara, por domëthënëse, Sheshirit, Sollakut, Lakur-it, Minakut apo Gjuro Udbashit e Adem Sigurimit, trajton trafikimin e vajzave beqaresha, grave të divorcuara apo edhe të vejushave, si “mall” shumë i kërkuar në Evropë. Ngjarjet vendosën, kryesisht, në ato vende të ish-Jugosllavisë ku dhe nga ku bëhëj trafikimi i femrave dhe ku ato, në shumicën e rasteve, gjetën zhgënjimin e tyre (Maribor, Rijekë), pasi ndjeheshin të mashtruara. Për veprimet e Sheshirit dhe Sallakut autori thotë:” Nuk janë për herë të parë në këtë kodër e në këtë qytet bregdetar. Ata kanë hanger njerëz të pafajshëm në kohën e librezëkuqëve”. Pasi thekson se këto dy përsona njihen si dëshmitarë të Gjuro Udbashit e Adem Sigurimit thekson: “Qofshin të mallkuar për mot e jetë”.

Ikja e intelektualeve, madje edhe me grada të larta shkencore nga Ulqini, për të siguruar bukën dikund tjetër është brenga e rradhës së autorit. Por ajo çka më së tepërmi e mundon shkrimtarin Ibrahim Berjashi është mënyra e trafikimit të femrave shqiptare dhe vuajtjet e tyre për të gjetur ekzistencëm matriale, qoftë edhe në atë rrugë, por edhe dukuria, për mua e shëmtuar, e shitjeve të vajzave të reja shqiptare burrave të moshuar serbë.

Autori në mënyrë simbolike ngjarjen e vendosë të Ura e moçme e Shkodrës e pastaj në ndonjë restorant peshku në Shirokë, ku nënshkruhen kontratat martesore, sigurisht me përfitime, e të cila do të vërtetoheshin në gjyq, në praninë e Lakur-it dhe Minakut, sepse këto ishin dy ndërmjetësit kryesor të këtyre veprimeve mashtruese por gjithësesi fitmprurëse për ta.”Po përtrihen fshatrat tona” kishte thënë Tihomiri, “janë mbi pesëdhjet në krahinën e Shumadisë në Serbi” lavderohej ai.

Arratisja e shqiptarëve me gomone, vdekja e tyre në mes të detit dhe problemet e lëna familjareve të tyre, sidomos të vejave apo vajzave të tyre të mitura. të cilët për të mbijetur detyrohen të shkojnë në Spanjë, në shtetet skandinave apo kudo tjetër në Evropë, ku si pret përveçse prostitucioni dhe mashtrimi, është preokupimi i rradhës i autorit.

Ela, një vajze 16 vjeçare që kishte rënë pre e Lakur-it dhe Minakut, të cilit në bashkëpunim me banditët malazias, kosovarë, shkodranë, elbasanas e durrsakë,  gjatë viteve 1998-1999, nëpër Evropë kishin shitur mbi 1000 vajza shqiptare. Në Bari të Italisë kishte lindur një vajzë të cilën e ka lënë në maternitetin e atij qyteti. Kjo dukuri e dhimdhme, që edhe sot haset te shqiptarët, përfundon me kërkimin foshnjës, të cilën e kishin vëndosur diku në një foshnjore, nga e ema, por burokracia, ryshfetet dhe interesat e çifteve si Lakuri dhe Minaku e vështirësojnë këtë proces.  Megjithatë, mbetet dilema se a do ta gjejë nëna bijën e saj?

Duke qenë se autori, për çdo mengjes kur zgjohej nga gjumi, nga dritaret e shtepisë ku lindi dhe u bë 15 vjeç, takimin e parë e kishte me majën e Maranajit dhe rrezet e diellit që ledhatonin me butësi  Liqenin e Shkodrës, s’është çudi që një nga ngjarjet e vendosi po aty. Liqeni i vjetër i Labeatëve apo i Shkodrës tani, gjatë historisë ka përjetuar shumë ngjarje, zaptues, luftra e furtuna të llojllojshme të cilat i ruan në thellësin e tij. I ruan, por askush nuk u nteresua, asnjë ekspeditë apo arkeolog, të gjurmojë fundin e liqenit për të zbuluar ndonjë amforë apo edhe toteme të ndryshme të popullsisë së këtyre anëve e që shprehin, ndoshta, një pjesë të kaluarës tonë të lashtë.

Pjesën e fundit të kreut të parë, autori, si edhe në shumë veprat e tij, ia kushton dashurisë, por një dashurie ndryshe. Vija kufitare, e vëndosur padrejtësisht, e kishte ndarë Krajë nga Shkodra, i kishte ndarë dy të dashuruar, Shegën që kishte mbetur në Shkodër dhe Halilin që kishte mbetur në anën tjetër të Taraboshit. Edhe pse me shumë sakrifica për 50 vjet e ruajten dashurinë. Halili u detyrua të bashkëpunojë me Gjuro Udbashin e sidomos me Adem Sigurimin, vetëm për dashurinë ndaj Shegës.

Kreun e dytë autori e fillon me krijimin e Klubit të Studenteve të Krajës, anëtar i të cilit ishte edhe ai vetë. Ai flet me mallëngjim për këtë periudhë kohore në të cilën “drugarët”  e “kursistet” e Krajës, të konsideruar si “shqiptarë të ndreshëm” e si bashkëpunëtor të Gjuro Udbashit, gëzonin rrespekt nderësa çdo e keqe u përshkruhej mësuesëve të rinj dhe studentëve, sidomos pas mitingut madhështor që u mbajt në qënder të Krajës. Pagëzimi i një vajze të posa lindur me emrin Liridonë, apo ndërrimi i mbiemrave nxënësve pa lejen e prindërve dhe zyrtareve vëndorë, ngriti në këmbë strukturat politike, shoqërore…komunale dhe shtetërore. “Drugarët” thonin se këtë e kanë bërë studentët” veçon autori. Mallëngjimin e vet autori e shpreh edhe me mosvendosjen e një pllake përkujtimore në afërsi të Monopolit, për të përkujtuar masakren e Tivarit. Pothuajse të gjitha ngjarjet e përshkruara në këtë roman autori i lidhën me emigrimin. Kështu, shumë prinder kanë mbetur vetëm në pleqerinë e tyre. Autori, këtë dukuri e ilustron me shembuj konkretë, të cilët mund t’i shohesh në çdo lagje apo fshat. Pleqtë të mbetur vetëm shpeshherë detyrohen të kërkojnë partnere, martohen u shkruajnë pasurinë por në fund shpesh edhe zhgënjehen nga sjelljet e tyre.

Dodona, të cilët moshatarët e vet filluan t’a thërasin “kopileee”, ngase e ema e kishte lënë në maternitet menjëherë pas lindjes  është personazhi i rradhës, për të cilën autori shprehë keqardhjen për çdo gjë që i ndodhi në jetën e sajë, sepse në realitet këto ngjarje janë, sot e kësaj dite të pranishme.

Me duket se mallëngjimin e fundit, autori e zhvendosi përseri në vendlindjen e tij, duke treguar edhe një herë dashurinë, dhe brengat e tija, por jo vetëm të tijat, për mëmëdhenë. Xha Ahmeti kishte shumë vite që kishte ikur në Australi, kishte punar, edhe ishte martuar atje.Por fati e deshti që gruaja t’i vdiste, nderësa vajza e tij Klaudia u martua në Zelenden e re. Mbeti vetëm dhe vendosi të kthehet në vendlindje, në kullën e tij. Por kulla tash më, si edhe shumë shtëpi në Krajë, Anë të Malit, Malësi, Plavë e Guci, me kalimin e kohës ishte bërë e pabanuar. Por, ndjesia për të vetin bëri që për dy ditë shtëpia e xha Ahmetit të bëhët e banueshme. Për çdo mengjes “ puthte muret e kullës, shkëmbinjtë e Vaut, liqenin e nuk ngopej”, e mua duke lexuar me vëmendje më bëhej se po degjoj fjalët e poetit të shquar, Çajupit: “Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënu koka, ku kam dashur mëm’e atë, ku më njeh dhe gur’ i thatë”.

Përjetimet e ngjarjeve të shtjelluara nga autori, vijnë si shprehje e mllefit, dhembshurisë dhe pamundësisë për të ndikuar në mënyrë tjetër ndaj të gjitha këtyre dukurive negative të shoqërisë shqiptare që vazhdojnë të jenë aktuale sot e kësaj dite. Ai përdor një stil të lehtë shkrimi, të kuptueshëm për të gjitha shtresat e lexuesve dhe si i tillë mundëson t’i kuptojmë më mirë qasjet e autorit rreth tematikës së trajtuar, me mundësi që në cilëndo mënyrë të ndikojmë në përmirësimin e imazhit të personazhit kryesor të këtij romani- popullit shqiptar në këto troje.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top