Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Hapet Panairi i 19 i librit: SONTE MYSAFIRË DO TË JENË BRKOVIQ DHE KONGOLLI

PanairiNë Ranën e Ulqinit të premten mbrëma u hap solemnisht Panairi i 19 i librit në të cilin marrin pjesë rreth 50 shtëpi botuese nga Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Në hapjen e këtij manifestimi tradicional organizatorë të të cilit janë Komuna e Ulqinit, Organizata Turistike, Instituti i Librit dhe Promocionit nga Tirana dhe Qendra për Kulturë, përveç drejtuesve të këtyre institucioneve folën edhe ministrat e kulturës së Malit të Zi Alleksandar Bogdanoviq dhe Maqedonisë Veriore Hysni Ismaili, si dhe ministri i turizmit dhe mbrojtjes së ambientit të Shqipërisë Blendi Klosi.

Mysafirë special të edicionit të sotëm janë shkrimtarët Ballsha Brkoviq dhe Fatos Kongolli i cili sonte do t’i drejtohet publikut.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top