Hapi i Gjelbër dhe Green Life: TË HËNËN TRYEZË E RRUMBULLAKËT PËR LIQENIN E SHASIT

Liqeni i Shasit, Sasko jezeroOJQ Hapi i Gjelbër dhe OJQ Green Life organizojnë të hënën, me 16 dhjetor me fillim në ora 10, tryezën e rrumbullakët “Liqeni i Shasit resurs i paprekur i Ulqinit” i cili ka për qëllim të iniciojë diskutimin rreth çështjes së administrimit të Liqenit të Shasit dhe mbrojtjes së tij.

Në tryezën e rrumbullakët do të jenë të pranishëm përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit, ministrive dhe institucioneve të cilët merren me mbrojtjen e natyrës në Mal të Zi.

Në kuadër të kësaj ngjarje do të prezantohen projektet dhe hulumtimet e realizuara në këtë zonë në periudhën e mëparshme, si dhe hulumtimet dhe analizat e politikave, mungesave dhe nevojave, si dhe efikasitetin e administrimit të Liqenit të Shasit me një sërë rekomandimesh për aktivitetet që duhet zbatuar në periudhën e ardhshme.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Liqeni i Shasit resurs i paprekur i Ulqinit” i cili ka për qëllim analizën e gjendjes momentale në Liqenin e Shasit dhe inicimin e hapave të mëtejmë për mbrojtjen e tij.

Realizimi i projektit zgjatë gjashtë muaj, u mbështet nga ana e FAKT-it përmes programit “Zhvillimi de fakto”, të cilin e financon Bashkimi Evropina përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi përmes programit të IPA 2016 Instrumenti për shoqërinë civile, ndërsa kofinancohet nga Ministria e Administratës Publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…