Hapi i gjelbër dhe UBA: “PLAZHI I MADH PA PLASTIKË”

GreenOJQ “Hapi i gjelbër”, së bashku me “Ulqin biznes asociacionin” (UBA) realizojnë projektin “Kyçja e shfrytëzuesve të plazheve dhe lokaleve të plazhit për Plazhin e madh të pastër”.

Siç thuhet në kumtesë të këtyre organizatave, qëllimi i projektit është turizmi i qëndrueshëm përmes marrëdhënies ndaj plastikës, si dhe forcimi i vetëdijes së opinionit dhe institucioneve për pasojat e ndotjes me plastikë.

“Është e pakuptueshme që në një margaritar siç është Plazhi i madh shpesh mund të shohim pamje shqetësuese. Prandaj duhet të zvogëlojmë përdorimin e plastikës dhe të çdo llojë mbeturinash, gjegjësisht të rrisim vetëdijen e vendasve dhe turistëve për rëndësinë e mbrotjes së mjedisit tonë”, shtojnë nga “Hapi i gjelbër” dhe UBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…