Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

Harasani: A DO TË LEGALIZOHET EDHE OBJEKTI I SHËMTUAR NË KALA?

Ilir HarasaniKëshilltari i URA-së në Kuvendin e Komunës së Ulqinit Ilir Harasani pyeti pushtetin lokal a dorëzua kërkesa për legalizim për objektin ilegal në Kala i cili filloi të ndërtohet në vitin 2007, e i cili deri më sot mbeti i papërfunduar, si dhe si do të përcaktohet sekretariati kompetent ndaj kësaj kërkese.

„A është përfshirë zona në të cilën gjendet objekti ilegal me dokumentacionin planifikues? Nëse po, çfarë është paraparë me atë te?“, pyeti më tej Harasani.

Sipas fjalëve të tija, periudha në të cilën filloi ndërtimi i këtij objekti të shëmtuar në Kala është njëra nga më të turpshmet në historinë e qytetit. „Marrëdhënia e till ndaj Qytetit të Vjetër si një nga kalatë më të bukura dhe më të vjetra në Adriatik është i palejueshëm dhe i turpshëm. Objekti i papërfunduar, mund të jetë rrezik serioz kandidaturës së kalasë në UNESCO“, vlerësoi ai duke shtuar se prandaj është e nevojshme që pushteti lokal të ndërmarrë masat urgjente për sanimin e gjendjes dhe dëmit të shkaktuar nga ndërtimi i këtij objekti.

One comment

  1. E lexova me interes pyetjen shume me vend te zoterise, por nuk mund te gjeta dot pergjigjen!

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top