Wednesday , October 23 2019
Lajmi i fundit

Harasani: KOALICIONI QEVERISËS NË ULQIN SI MACJA ME MIUN

Ilir HarasaniKëshilltari i Lëvizjes Qytetare URA Ilir Harasani deklaroi se mosmarrëveshjet dhe problemet në koalicionin qeverisës në Ulqin nuk janë surprizë.

“Atë ditë kur është bërë e ditur se cilët parti do të jenë pjesë e pushtetit, deklarova se ai nuk do të zgjasë shumë. Çdo ditë do të ketë gjithnjë e më shumë mosmarrëveshje dhe pakënaqësi duke pas parasysh ndarjen e tortës nga njëra anë, ashtu edhe faktin se koalicioni është bërë në mënyrë artificiale me urdhër nga Podgorica nga ana tjetër. Tani të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë gjë, e asokohe dëshiruan të kënaqin anëtarët dhe partnerët e vet, të kryejnë interesat partiake dhe personale”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, anëtaret e koalicionit qeverisës më së paku i ka interesuar interesi i qytetarëve dhe i Komunës.

“Gjersa të zgjasë “moti i ftohtë”, ato do të jenë bashkë, si macja me miun”, vlerësoi Harasani.

One comment

  1. Larg-nga-Ulqini

    Po normal, se cdo kush ne mal te zi vepron si i urdhron Podgorica. Mos jemi ne ulqinaket ma te mire? Fatkeqsisht nuk shoh ndonji zghidhje te situates, pa marr parasysh se cila parti asht ne fuqi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top