Harasani: KUSH KUJDESET PËR DEPONINË SANITARE “MOZHUR”?

Ilir HarasaniKëshilltari i Lëvizjes Qytetare URA Ilir Harasani pyeti administratën lokale pse nuk ka informacione zyrtare lidhur me punën e Deponisë Sanitare “Mozhur”.

Ai tha se ndërmarrja “Mozhura” sh.p.k., ku themelues janë Komuna e Ulqinit dhe e Tivarit, rregullisht dorëzon programin dhe raportin e punës para këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Tivarit.

Pjesëmarrja e Komunës së Tivarit në këtë ndërmarrje është 65 për qind, ndërsa e Komunës së Ulqinit 35 për qind.

Pritet që të ardhurat e “Mozhurës” në këtë vit të jenë 1,24 milion euro, ndërsa bruto – fitimi 345 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…