Harasani: NE DO TË PROPOZOJMË SEKRETARIN E KKZ-SË, KONFLIKT NË KOALICIONIN QEVERISËS

Ilir HarasaniInformatat se po bëhet një luftë e vogël në koalicionin qeverisës rreth përzgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ) në mes Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Forcës u vërtetua edhe nga opozita.

„Është e saktë që Forca dhe PDS-ja kanë numër të njëjtë këshilltarësh dhe se PDS-ja ka më shumë vota, por problemi më i madh është që PDS-ja dëshiron kryetarin dhe anëtarin e KKZ-së dhe për këtë gjë ka përkrahjen e PD-së dhe UDSH-së. Nëse nuk arrihet konsensusi në kolegjium do të jetë interesante të shihet se si do të deklarohen këshilltarët e koalicionit qeverisës“, deklaroi këshilltari i URA-së Ilir Harasani, i cili është anëtar i Këshillit për Statut dhe Dispozita të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

Sipas fjalëve të tija, opozita do të propozoi sekretarin e KKZ-së, i cili është person teknik dhe nuk ka të drejtë vote, dhe dy anëtar me të drejtë vote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…