Sunday , July 23 2017
Lajmi i fundit

Harasani: NUK U PRISH RENDI, DËNIMI PËR FLAMUR DO TË ISHTE PRECEDENT

Ilir HarasaniJuristi Ilir Harasani tha se ishte i pranishëm në ndeshjen në mes “Otrant Olimpikut” dhe “Ibrit” nga Rozhaja dhe se nuk kishte prishje rendit.

Diçka të tillë pohojnë në Komisionin disiplinor të Ligës së dytë, i cili ka iniciuar dje procesin kundër “Otrant Olimpikut”. Po ashtu thuhet se arsye për këtë është “shfaqja e flamurit të shtetit tjetër” në tribunë.

Por, Harasani thekson se në nenin të cilin e citon komisioni nuk është paraparë dënimi për shfaqjen e flamurit. “Nëse Komisioni mendon që prishje e rendit është shfaqja e flamurit, atëherë më intereson se si do të arsyetojë këtë vendim, sepse ky rast do të jetë precedent edhe për ndeshjet tjera në Mal të Zi”, tha ai.

One comment

  1. Larg-Nga-Ulqini

    Jane alergjike ndaj ngjyrnave Kuq e Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top