Friday , July 19 2019
Lajmi i fundit

Harasani: Ulqini ka humbur 6 milion euro, liderët lokal janë poltronë të korruptuar që nuk kujdesen për qytet

IMG_2403“Rasti i ‘K1’ do të mbahet mend si asnjë tjetër! Qytetarët e Ulqinit, si shumë herë më parë, do të paguajnë borxhet e të tjerëve, në rastin konkret rreth 6 milionë euro për të ndihmuar masën e falimentimit të Atlas bankës, e shumë është pothuajse ekuivalent me buxhetin aktual të komunës për këtë vit! “, deklaroi këshilltari në KK Ulqini Ilir Harasani.

Ai ka reaguar lidhur me siç ka thënë “aktgjykimin e Gjykates supreme të Malit të Zi, për rastin ‘K1’ me të cilin komuna e Ulqinit obligohet të paguaj rrethë 6 milion euro Atlas Bankës, për rrëzimin e disa objekteve para 40 viteve në Plazhin e madh”.

Aktgjykim është bërë i formës së prerë dhe ekzekutiv, dhe për fat të keq ska dyshim se komunës së Ulqinit i kanoset falimentimi.

“Duke e vëzhguar nga aspekti ligjor rastin K1, argument më i rëndësishëm është legjitimiteti pasiv i komunës, por edhe shumë argumente të tjera ligjore që prejudikojnë se Komuna nuk ka të bëjë fare me prishjen e K1.” Megjithatë, drejtësia në këtë rast, si në shumë raste të tjera në të gjithë vendin është e verbërt! Ndikimi i dhe duart e gjata të politikës së keqe kanë sjellur këtë situate të padëshiruar, çështja K1 është krim i organizuar dhe plaçkitje. Për shkak të K1, si dhe të tjera “rasteve të drejtësisë” për vite themi se institucionet në Mal të Zi janë të politizuara dhe të kontrolluara nga strukturat partiake dhe se diçka duhet të ndryshohet urgjentisht në këtë drejtim. Problemi është se ju dhe partitë tuaja politike në nivel lokal mbështesni këto struktura dhe u lejoni atyre që të na grabisin në këtë mënyrë. Prandaj, del se ju jeni bashkëpjesëmarrës në këtë institucion tmerri “, tha Harasani.

Harasani akuzoi të gjithë liderët politikë vendës që bëjnë pushtetin në Ulqin (partitë shqiptare, DPS dhe SD) sepse të gjithë janë “bashkëpunëtorë në shkatërrimin e Ulqinit”. Ai i pyeti ata kur u vendos në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë, se çfarë kanë ndërrmarrë lidhur me rastin K1, por asnjëri nuk u përgjigjën.

“Po ashtu, kërkuam në kuvendin lokal që të jetë në rend të ditës çështja ‘K1’ me qëllim që të diskutohet dhe të marren masa për të shmangur këtë katandisje, por pavarësisht nga dëmi që kanoset, kjo pikë nuk është përfshirë në rendin e ditës”, tha Harasani.

“Çdo vit ata kanë të njëjtën histori siç është zhvillimi, ruajtja, përmirësimi i vlerësimi… ndërkohë që çdo ditë e më shumë qyteti mbytet në thellësitë e errësirës institucionale si ligjërisht, ekonomikisht ashtu dhe politikisht. Premtimi kryesor i kryetarit aktual Loro Nrekiq ishte përmirësimi i gjendjes financiare të Komunës, por duket se në mandatin e tij, komuna dhe qytetarët e saj do të përjetojnë një debakël financiar”, vazhdon Harasani.

“A është interesuar ndonjëri nga ju për këtë rast? A keni bërë presion mediatik apo politik? Pse nuk keni kërkuar në mënyrë aktive përfshirjen e autoriteteve të Kosovës, kryesisht Agjencisë së Privatizimit të Republikës së Kosovës të cilës i kanë takuar Rekreatursi? Jo, sepse merreni me gjëra të pavlefshme, duke ndar funksionet, ndërkohë që fytyrat e dyshimta nga ana tjetër, në mënyrë  elegante na marrin 6 milionë “, tha ai.

“Për sa kohë që udhëheqni një politikë të tillë, do të mbeteni poltron të qeverisjes së kriminalizuar që do të na detyrojnë me dorën tonë ta shkatërrojmë ose ta shesim edhe atë pak që ka mbetur në Ulqin, kurse ne si shoqëri do të na gëlltit vetëdija e cekët. Kurse përgjat kësaj periudhe rinia jonë do shpërgulet në përendim për një jetë më të mirë. ,K1’ nuk është rast i izoluar, por është produkti i sistemit të cilin dhe ju e përbëni që kur dini për veten tuaj dhe për të cilin luftoni të fshehur pas patriotizmit të rremë. Si pasoj e kësaj veçse mund të mbledhni frytet e punës suaj të deritanishme. Me shpresë se gjeneratat që do vijnë do i zbulojnë qëllimet tuaja të këqija, dhe do të luftojë për këtë qytet me gjithë zemër dhe mendje siç edhe i ka hije qytetarëve të përgjegjshëm”, përfundon Harasani në deklaratën për media.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top