“Harmonia Hotels Group”: ULQINAKËT E SUKSESHËM NË DURRËS

muhamed-kurmemi-astrit-kurtiKompania “Harmonia Hotels Group” është krijuar në vitin 2012 nga 3 miq: Muhamed Kurmemi dhe Astrit Kurti nga Ulqini dhe Sokol Hoxha nga Shkodra.

Në fillim puna dhe aktiviteti i tyre ka filluar me një hotel, ndërsa sot nën ombrellën e tyre janë 4 hotele.

Në vitin e ardhshëm kjo kompani do të zgjerojë aktivitetin e saj edhe me një hotel tjetër, emri i të cilit akoma nuk është bërë i ditur.

Në kompani janë të punësuar mbi 130 punëtorë.

Sa i përket tregjeve të punës, në këto hotele janë të akomoduar kryesisht klientë të huaj (gjermanë, francezë, çekë, sllovakë, polakë, boshnjakë, ukrainas, suedezë, etj). Rol shumë të rëndësishëm kanë edhe mysafirët nga tregu shqiptar dhe kosovar.

Këtë vit në Ulqin e hapen plazhin „Hawana beach“.

Në videon e mëposhtme mund të ndiqni intervistën të cilën televizioni i njohur shqiptar “Vizion plus” e bëri me njërin nga pronarët e kompanisë “Harmonia Hotels Group” Muhamed Kurmemi. Intervista në fjalë fillon në minutën 8:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…