Haxhi Sulejmani: FTOHEN MARRËDHËNIET BRENDA KOALICIONIT

Sekretari gjeneral i Partisë demokratike Haxhi Sulejmani ka deklaruar që ekziston ftohja në marrëdhëniet mes partive të koalicionit në komunë të Ulqinit. “Kjo është pasoj e mosrespektimit të marrëveshjes së koalicionit. Tre subjekte PD, PSD dhe Aleanca qytetare ‘Perspektiva’ thonë që ajo nuk respektohet, FORCA mendon të kundërtën. Pra, tre mendojnë që nuk është mirë, ndërsa njëri që është”, tha Sulejmani të hënën në Radio Ulqin.

Sipas fjalëve të tija, marrëveshja e koalicionit ka paraparë që dy herë në muaj të takohen partnerët e koalicionit, por kjo nuk është respektuar. “Por, akoma ekziston mundësia e mbijetesës së koalicionit, por kjo nuk varet nga ne”, shtoi Sulejmani.

“Në Forcë duhet ta dinë që dikush i solli ato në pushtet në Ulqin”, tha zyrtari i PD-së duke theksuar se disa njerëz kur mbërrijnë në maje, harrojnë popullin.

Sulejmani tha që është i zhgënjyer me situatën ekonomike në komunë. “Nuk është mirë. Morëm një, pastaj kredinë e dytë, kemi zvogëluar rrogat, tani nënshkruam Planin e sanimit”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

LD në MZ: URIM KOSOVËS DREJT INTEGRIMEVE EUROATLANTIKE

Z-nj. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës E nderuaara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, i