Tuesday , October 15 2019
Lajmi i fundit

Haxhibeti mbas panairit në Vjenë: MË SË SHUMTI INTERESIM PËR AUTOKAMPE

 

Fuad-HaxhibetiNga Organizata turistike e Ulqinit kanë njoftuar se janë të kënaqur me prezantimin e ofertës në panairin e turizmit “Ferien 2017”, i cili prej më 12 deri më 15 janar u mbajt në Vjenë.

“Në këtë manifestim, i cili tuboi më shumë se 800 ekspozues nga më shumë se 70 vende të ndryshme, vizitorëve iu prezantua oferta e Ulqinit me aksent në turizmin aktiv dhe shëtitjet. Interesim veçanërisht i madh ishte për autokampe në Ulqin”, tha për Portalin Ul-info drejtori i këtij institucioni Fuad Haxhibeti.

Ai theksoi se ishte interesante që stendat e OT-së i vizituan shumë mysafirë nga Austria të cilët kanë pushuar në Ulqin para tre dekadash dhe të cilët kanë shprehur dëshirën që prapë të verojnë në rivierën e Ulqinit.

Sipas fjalëve të tija, gjatë panairit janë organizuar takimet me partnerët nga ky treg dhe agjencitë e specializura turistike.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top